Gara për Mitrovicën po bëhet më interesantja, pasi interesimi është shumë i madh.Edhe gazetarët po merren çdo ditë me Mitrovicën. Një prej tyre, e ka dedikuar një shkrim rreth garës në Mitrovicë, shkruan Botapress.info
Shkrimi i plotë:
Mitrovica eshte e vetmja komune ne Kosove ku me 17 tetor nuk votohet vec per kryetar te komunes. Atje qytetaret ne diten e zgjedhjeve, parasegjithash, si rralle here, do ta kene privilegjin dhe mundesine per te votuar per njeriun e kulturuar ose njeriun e pakulturuar, per qytetarin ose primitivin, per te shkolluarin ose analfabetin. Vota kunder Bedriut nuk eshte vote kunder Bedriut, eshte vote kunder vetevetes, eshte vote kunder familjes tande, kunder djalit ose çikes tande.
Qite doren ne zemer e kallxo drejt: A kishe pase deshire djali yt me e pase model Bedriun a me e pase Agimin Bahtirin? A kishe pase deshire djali yt me qene intelektualisht si Bedriu a si Agimi?
Bedri Hamza ka qene, ne nje forme ose ne nje tjeter, te qypi i pareve qe prej vitit 2007, kur per here te pare ka qene zevendesminister i financave. Prej atehere e deri me tash ai vazhdimisht ka qene pergjegjesi kryesor per buxhetin e Kosoves. Here si minister i financave, here si guvernator. Kurre asnje afere korruptive. Edhe ne piken me te dobet te PDK’se, edhe atehere kur ky subjekt politik ishte e sulmuar prej te gjitha aneve per afera korruptive, ai ishte i gatshem me u perballe suksesshem me kundershtaret politik, sepse ai personalisht nuk eshte pasuru prej buxhetit te Kosoves. (Shikojeni nje debat ne Pressing ne vitin 2019 me Besnik Bislimin).
Ne zgjedhjet e pergjithshme te ketij viti une pata propozu qe Bedri Hamza me qene kandidat per kryeminister te PDK’se. Sipas meje ka qene zgjidhja me e mire per kete parti. Sic e dime, ata e ben nje zgjidhje tjeter. E pame edhe rezultatin.
Mitrovicalite duhen me qene te nderuar, duhet te ndihen te respektuar, te kenaqur, qe ne tiketen e tyre ne diten e votimit do ta kene mundesine me votu per kandidatin me te kualifikuar te te gjitha komunave.
Bedri Hamza eshte i pashoq ne politiken tone. Sigurisht qe nuk eshte demagog. Nuk eshte popullist. Nuk eshte pis njeri. Nuk i nxene shkollat me berthama te kumbullave.
Une votoj ne Prishtine. Kisha pase shume deshire me votu ne Mitrovice. Me votu per Bedri Hamzen. Me i tregu femijeve te mi perse eshte e rendesishme kjo vote. Perse eshte e rendesishme me e pase kryetar te komunes kandidatin qe parasegjithash eshte njeri normal – ka shkruar Berat Buzhala.