Një ngjarje shqetësuese është raportuar pasditen e së enjtes në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga rruga “Bekim Berisha”, ku dy fëmijë të vegjël shihen duke u ngjitur pranë dritares së një banese në një kat të lartë, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë e tyre.
Sipas informacioneve të dërguara nga qytetarët, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa pamjet kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës për shkak të mundësisë së një aksidenti.



Të tjera
Lajme
Drejtori i fabrikës së qumështit “Vita”, Artan Spahija, në konferencën e sotme pas ngjarjeve të ditës së djeshme, i garantoi të gjithë qytetarët se produktet e kompanisë janë 100 për qind qumësht i Kosovës dhe se nuk përmbajnë asnjë komponent tjetër. Me këtë rast, Spahijai çoi mesazh pushtetit, se po kërkojnë publikimin e rezultateve të analizave laboratorike, duke theksuar se ekzistojnë rezultate nga data 17 dhe 18 prill, si dhe nga fundi i majit, por që nuk janë bërë publike. Ai i bëri apel AVUK-ut që të publikojë vendimin dhe theksoi se kompania është e gatshme të punojë edhe sonte tërë natën me fermerët nëse është e nevojshme. “Ne po kërkojmë nga ta që i kanë edhe me datë 17 dhe 18 prill dhe në fund të majit. Mundeni me i kërku. I kanë rezultatet por nuk dojnë me i bë publike, por i kanë rezultatet edhe të ditës së djeshme, i lusim t’i publikojmë. jemi në gjendje që sonte të punojmë gjithë natën me fermerët, por të dalin me rezultate konkrete. Ne i garantojmë që brendi Vita është 100 për qind qumësht Kosove,nuk ka të bëj asnjë komponent tjetër brenda tij. Po i bëj apel, lutje, AVUK që të del ta qet vendimin, ne i kemi mostrat. ne jemi të bindur që brendi Vita është qumësht Kosovë. Nga ky moment jemi të gatshëm 24 orë”, tha Spahija. /Klankosova.tv
Një shtetas i Kosovës është arrestuar
Aktuale
Drejtori i “Vita” thirrje AUV-it që t’i nxjerrin analizat: Produktet tona janë 100% me qumësht vendor
Drejtori i fabrikës së qumështit “Vita”,
Aktuale
Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës?
Kosova mund të sigurojë furnizim më