Rasti i qumështores “Vita”, Vetëvendosje publikon një deklaratë të Kurtit për sigurinë ushqimore

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka ndarë një deklaratë të kreut të saj pas rastit të qumështores “Vita”, e cila u mbyll përkohësisht nga kompania pasi inspektorë të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kryen kontrolle gjatë ditës së djeshme.

“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, thotë Kurti ndër të tjera në deklaratën e ndarë nga Vetëvendosje.

Qumështorja “Vita” e ka akuzuar pushtetin se inspektimet u kryen nga inspektorët e AUV me vendim të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

Drejtori i përgjithshëm i fabrikës “Vita”, Artan Spahia, tha dje para mediave se vendimi që i është dhënë nga një këshilltareje të Mujës – që sipas tij as nuk u prezantua – është marrë vetëm për kompaninë e tij dhe vendimi është nënshkruar sot.

Ai e akuzoi ekzekutivin se po i trajton sikur të ishin “kriminelë”.

Ndërkaq, AUV pas inspektimeve në fabrikën e qumështit në Istog tha se në këtë fazë nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e fabrikës.

“Inspektimi ka konsistuar vetëm në verifikim dhe marrje mostrash, ndërsa vlerësimi i plotë dhe konstatimet përfundimtare do të bëhen pas pranimit të rezultateve laboratorike, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha AUV.

Të tjera

Aktuale

Çfarë miksi energjetik i duhet Kosovës?

Kosova mund të sigurojë furnizim më