Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme, si dhe prova të tjera që lidhen me rastin. Po ashtu janë gjetur edhe 301 euro në monedha 2-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se për të dyshuarit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë.
Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave, pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar, përdorimit të dokumenteve të rreme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.
Sinjali ka sjellë ekskluzivisht emrat e të dyshuarve të arrestuar në këtë operacion, të cilët janë: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek dhe Nysret Bajraktari.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një