Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Enis Pllana, ka bërë të ditur për IndeksOnline se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Ai shtoi se njësitet policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin veprime operativo-hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.



Të tjera
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një
Aktuale
Skandali në sektorin e naftës: Prokuroria kërkon paraburgim për 9 të arrestuarit
Nëntë persona janë arrestuar në kuadër
Lajme
Momente paniku në Shëngjin: 13-vjeçarja nga Podujeva rrezikon mbytjen në det
Një vajzë 13-vjeçare nga Podujeva ka