Vetëm jeleku i shpëtimit si “mburojë”, Olta Gixhari shfaqet topless në jaht

Olta Gixhari di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E njohur për natyrën e saj provokuese dhe postimet që shpesh bëhen virale, aktorja ka ndarë së fundmi një tjetër foto që nuk ka kaluar pa u komentuar.

Në imazhin e publikuar në Instagram, Olta shfaqet duke shijuar një ditë në det, mbi një jaht, teksa pozon topless dhe mban sipër një jelek shpëtimi të verdhë të lënë të hapur. Me krahët e ngritur dhe një gotë në dorë, aktorja duket se po shijon në maksimum atmosferën verore

Nuk është hera e parë që Olta zgjedh të ndajë me ndjekësit poza të guximshme dhe sensuale. Prej vitesh, ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, pikërisht për stilin e saj të lirë, spontan dhe provokues në rrjetet sociale.