Një nënë nga Prizreni është gjobitur me 300 euro pasi që i kishte lënë mbyllur fëmijet në veturë.
“Më datë 27.06.2026, rreth orës 17:50, Policia ka pranuar informacion se në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren ndodheshin disa fëmijë të mbyllur brenda, të rraskapitur nga i nxehti, duke qenë se temperaturat ishin shumë të larta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftim po ashtu thuhet se policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia.
“Në ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes “Moskujdes ndaj të miturit”. Duke marrë parasysh se tani në stinën e verës temperaturat janë shumë të larta, Policia apelon për kujdes të shtuar, sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurë. Në asnjë rast nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi pasojat mund të jenë fatale”, thuhet në njoftim./



Të tjera
Showbiz
Vetëm jeleku i shpëtimit si “mburojë”, Olta Gixhari shfaqet topless në jaht
Olta Gixhari di gjithmonë se si
Lajme
Rriten çmimet e biletave të autobusëve në Prishtinë, kjo është çmimorja e re
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se
Aktuale
I paburrë” “Tradhtar”, kapen keq në ‘facebook’, zyrtarët e LDK’së Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati
Përplasjet që nisen në LDK pas