Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur edhe lidhur me raportimet mbi një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve.
Haziri lidhur me këtë tha së as nuk kanë pranuar ndonjë ftesë e as nuk i kanë ofruar ftesë askujt.
“Më lejoni ta konfirmoj edhe një herë: as nuk kemi pasur ftesë, as nuk i kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit zgjedhor e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona si parti politike me peshën që e kanë dhënë qytetarët e Republikës. Takime nuk ka pasur deri tani që po flasim, sepse nuk ka pasur asnjë ftesë. Edhe ne kemi dalë me parim politik, kemi thënë që procesi politik kërkon që Kosova me vendosë normalitet dhe stabilitet institucional. Kjo është e tëra”, tha Haziri.
Ai shtoi se të gjitha pjesët tjera janë spekulative sepse sipas tij, përderisa vendi është në krizë politike qëndron edhe kjo situatë./KosovaPress



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is