Rezultati zgjedhor dhe zhvillimet e fundit, LDK-ja mban takim të rëndësishëm

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje me kryetarët e degëve, ku në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit brenda partisë dhe orientimi për periudhën në vijim.

Në rend dite pritet të jenë hapat e ardhshëm politikë, përfshirë mundësitë për bashkëpunime të reja, si dhe diskutimet rreth qëndrimeve dhe pakënaqësive që janë shfaqur së fundmi në publik.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur brenda LDK-së po intensifikohen debatet për drejtimin e partisë dhe strategjinë që do të ndjekë në skenën politike në muajt e ardhshëm.

Të tjera