Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Rrallë në ndonjë rajon të lartë malor mund të ketë ndonjë zhvillim konvektiv me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat po shënojnë rritje dhe minimalja pritet të zbres deri në 16 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme deri në 38 në Maqedoninë Veriore e 39 në Shqipëri ato më të lartat që pritet të regjistohen në zonat më të nxehta të vendeve. Megjithatë në disa zona malore priten disa zhvillime konvektive ku mund të ketë ndonjë stuhi afatshkurtër ose rrebesh afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe dita e diel do të jetë mjaft e nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat pa ndonjë ndryshim ose mund të shënojnë rritje edhe për ndonjë gradë. Në disa vise malore prapë priten disa zhvillime të izoluara.
Shumë nxehtë do të jetë edhe dy ditët e para të javës së re me temperatura që pritet të arrijnë kulminacionin: 36 në Kosovë, por të martën pasdite ekziston mundësia që të ketë zhvillime të fuqishme konvektive dhe vende-vende mund të krijohet kushte për rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër./MeteoBallkan/



Të tjera
Aktuale
Tahiri për ofertën e AAK-së për kuorumin: S’duam asnjë pozitë për vete, vetëm 6 kërkesa strategjike
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik
Aktuale
Ethem Çeku: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak
Kosova po dëmtohet ekonomikisht nga mungesa
Aktuale
Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë – pamje
Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë