Pas Zvicrës, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot drejtë Vjenës në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e kryeministrisë.
Në këtë qëndrim në Austri, Kurti do të jetë i shoqëruar nga zv.kryeminsitrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me të cilën edhe do të mbajnë një tubim paraelektoral në Vjenë të aranzhuar nga Ambasada e Kosovës në Austri.
“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
11 vjet burgim për burrin nga Fushë-Kosova që tentoi ta vriste gruan e tij
I pandehuri Idriz Alija është dënuar
Lajme
Zjarr i madh në fabrikën e stiropolit në Prizren, dëmet mbi 400 mijë euro
Një incident i rëndë zjarri ka
Aktuale
Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune
Policia e Kosovës ka hapur konkurs