Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, deri në përfundimin e punimeve.

Të tjera

Aktuale

MINTI me çmime të reja maksimale të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe

Lajme

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka