Arbërie Nagavci ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër gazit amerikan dhe as kundër bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sektorin e energjisë.
Në Debat Plus, Nagavci tha se për investimet në energjetikë duhet një qasje profesionale, duke vlerësuar kostot, prioritetet dhe ndikimin afatgjatë të projekteve.
Ajo theksoi se Qeveria Kurti tashmë është duke punuar në disa projekte në fushën e energjisë dhe se ka vazhdimësi në zhvillimin e tyre.
“Lëvizja nuk është kundër gazit amerikan dhe nuk është as kundër bashkëpunimit me Amerikën…Nuk ka asnjë diskutim profesional për rëndësinë strategjike për investimin, kostot, prioritet se si do të ndikojë afat gjatë, gjithsesi duhet përmendur që në sektorin e energjetikes Qeveria Kurti tashëm ka projekte në të cilat është duke punuar në vazhdimësi”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, fokusi i ekzekutivit është edhe te projektet për energjinë e ripërtëritshme, për të cilat tha se po punohet në disa drejtime njëkohësisht.



Të tjera
Aktuale
MINTI me çmime të reja maksimale të derivateve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Kosova shiti më shumë jashtë, por importi vazhdoi ta thellojë faturën tregtare të majit
Për çdo 100 euro mallra të
Lajme
Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka