Protestës kundër projektit në Zvërnec i janë bashkuar edhe aktivistë dhe mbështetës të Lëvizja Vetëvendosje! nga Kosova. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shfaqen duke udhëtuar drejt Tiranës mbi një kamion të vjetër, ndërsa bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
Pamjet janë paraqitur nga organizatorët si dëshmi e mbështetjes që protesta po merr edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Megjithatë, videoja ka nxitur reagime në rrjet, pasi një pjesë e komentuesve kanë vënë në dukje kontrastin mes mesazhit ambientalist të protestës dhe përdorimit të një automjeti të amortizuar, që perceptohet si ndotës.
Prania e aktivistëve të Vetëvendosjes në protestë pritet të ushqejë më tej debatin politik rreth lëvizjes, e cila prej javësh ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për kauzën mjedisore, por edhe për ndërhyrjet dhe influencat politike nga jashtë vendit.



Të tjera
Lajme Opinione
Ramiz Kelmendi bën apel për mbështetjen e investitorëve të huaj në Shqipëri
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka ndarë
Aktuale
Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar
Aktuale
Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror
Pishina e Gërmisë ka