Elmire Nikci Rexha: Folni n’shpi e jo “n’mahallë”! E “gërditshme” me qitë vner’ kundër shpisë tane

 

Folni n’shpi e jo “n’mahallë”!
Me të vërtetë e “gërditshme” me dalë e me folë e me qitë vner’ kundër shpisë tane.
E ku?
“N’mahallë”!
Për besë, tmerruese.
Nuk e di kur jeni të pakënaqur me shpinë tuaj të parë, a dilni kështu “n’mahallë” me i nxjerr krejt gjanat, apo uleni mrena shpisë edhe i rregulloni ato si njerëz?
Tjetra;
A e dini ku janë zyret e LDK-së, apo i keni harru?
Qaty janë ende, te Qafa.
Shkoni more aty, jo n’rrugë e n’statusa. Folni drejt çka ju djeg, çka ju pengon, çka kërkoni me ndryshu. Kallxoni krejt çka keni – të mira e të këqija.
Po jo.
Ma lehtë është me shkru statuse, me fol “n’mahallë”, me mbledh like, e me i shpërnda do medie që mezi presin me goditë LDK-në.
Në fund, asgjë s’jeni tu bo.
Veç jeni tu e kallxu vogëlsinë që e keni.
Se kush s’ka guxim me fol aty ku duhet, zakonisht bëhet ma i zëshmi aty ku ka jehonë.
Pesha e njeriut matet kur flet aty ku duhet, jo kur ankohet “n’mahallë”.
Partia nuk rritet e as ringritet me fjalë e statuse, por me punë, organizim dhe angazhim real.
Jo me zhurmë.