Berat Rukiqi: Mos prisni që LDK-ja të ndërrojë kryetarin sa herë që dikujt i teket të shkruajë një status në Facebook

 

Berat Rukiqi anetar i Kryesise Qendrore te LDK se ka reaguar kunder zerave qe kerkojne doreheqjen e Kryetarit te LDK se pas zgjedhjeve te 7 Qershorit. Ne nje postim ne Facebook ka shkruar se LDK-ja nuk udhëhiqet nga komentatorët, analistët apo kundërshtarët politikë.

Ja postimi i  tij ne Facebook

2017, 2019, 2021, 2025… të njëjtët njerëz, me të njëjtin sulm frontal kundër LDK-së.
Kryetarin e ndërrojmë edhe nesër, nëse aty është problemi.
E kemi bërë gjithmonë kur e ka kërkuar anëtarësia dhe do ta bëjmë prapë sa herë që vendosin anëtarët e LDK-së.
Por mos prisni që LDK-ja të ndërrojë kryetar sa herë që dikujt i teket të shkruajë një status në Facebook, apo sipas preferencave të partive të tjera.
LDK-ja nuk udhëhiqet nga komentatorët, analistët apo kundërshtarët politikë. LDK-ja vendos me votën e anëtarësisë së saj.
Kështu ka qenë gjithmonë. Kështu do të mbetet