Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana, bëri të ditur se për pasojë viktima ka marrë lëndime.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.

Të tjera