Sulmet e VV-së ndaj Ramës, Krasniqi: Kjo tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet përballë LDK-së në Prishtinë

 

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka dal në krah kryetarit të Prishtinës, përparim Rama, i cili po sulmohet ashpër nga VV-ja.

Ajo ka bërë me dije se sulmet e pushtetit ndaj Ramës kanë të bëjnë me humbjet e VV-së ndaj LDK-së në Prishtinë.

Në profilin e tij në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Dejona Mihalit përgjegjësitë që ka Qeveria e Kosovës.

“Kush je ti Dejona Mihajlli? Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti. Kur një figurë pa identitet sikur Dejona e sulmon kryetarin e Prishtinës tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet që kanë përballë LDK-së dhe Kryetarit Përparim Rama në Prishtinë. Ti Dejona dhe Kryeministri Kurti keni përgjegjësi që të ofroni siguri për qytetarët e vendit dhe turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar”, ka shkruar Krasniqi.

Të tjera

Lajme

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura

Aktuale

Qeveria apo presidenti, kush zgjedhet i pari?

Derisa procesi i numërimit të votave