Këta janë kandidatët me më së paku vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor, përfshirë edhe votat me postë nga diaspora.

Deri më tani janë përpunuar 80 nga 223 pako, apo 35.87% e votave me postë, ndërsa procesi i numërimit po vijon.

Sipas të dhënave aktuale, në disa prej subjekteve politike janë identifikuar kandidatët me numrin më të vogël të votave.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, më së paku vota ka marrë Arijeta Ajeti me 2,522 vota. Në Partinë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci ka grumbulluar 726 vota, ndërsa po aq vota ka edhe Albana Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Argjenta Berbatovci ka marrë më së paku vota, gjithsej 156 vota.

Numërimi i votave dhe përditësimi i rezultateve vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Të tjera

Showbiz

Alba në bikini të zeza, duket seksi

Alba Vukaj vazhdon të jetë në

Lajme

Lushaku-Sadriu: Kur papërgjegjësia institucionale paguhet me jetë

Ish-shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona