Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për rastin e vrasjes së të riut të dielën në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje”.
Sipas Policisë, dyshohet se viktima u godit me thikë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person.
“Prizren / 14.06.2026 – 11:50. Pas një përleshje dyshohet se viktima mashkull kosovar ishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) dhe si pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër kosovare) të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i