Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
Nga fillimi i këtij procesi të martën (9 qershor, ora 16:00) dhe deri në përfundim të tij, të dielën (14 qershor 2026, ora 17:00) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 85,790 pako, prej të cilave janë aporvuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.
KQZ thotë se arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.
“Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46)”, njofton KQZ.
Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
“Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar, me qëllim që të vërtetohet nëse janë dërguar nga votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.
Votimi përmes postës ka filluar më 21 maj dhe është përmbyllur më 6 qershor. Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim përmes postës në këto zgjedhje ishte rreth 105 mijë”.
“Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premtën në mbrëmje (12 qershor) me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi. Deri më tani (e diel, 14 qershor 2026, ora 18:00) janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina