Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte.
Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës.
Kemi ekzekutuar urdhrin e gjykatës, me ç’rast kemi arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut”, deklaroi Morina.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se të arrestuarit janë serbë, shtetas të Kosovës, ndërsa një person tjetër i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet.
Spahiu bëri të ditur se gjatë operacionit janë siguruar dëshmi dhe materiale që ndërlidhen me dyshimet për krime lufte.“Gjatë këtij operacioni hetuesit kanë arritur të gjejnë një mori provash që ne konsiderojmë se janë relevante për rastin”, tha ai.Prokurori Morina theksoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë qenë pjesë e njësive të drejtuara nga Goran Radosavljeviq gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Këta të arrestuar sot janë pjesëtarë të atyre njësive”, deklaroi Morina, duke shtuar se rëndësi ka përfshirja e tyre në ngjarjet që po hetohen.
Ai po ashtu nënvizoi se drejtësia mund të vihet në vend vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme, duke shtuar se deri në vitin 2020 nuk kishte pasur hetime serioze lidhur me masakrën e Reçakut.
Lidhur me identifikimin e të dyshuarve, Morina bëri të ditur se hetuesit kanë përdorur materiale të ndryshme, përfshirë edhe incizime televizive.
“Në procedurën e identifikimit, përtej tjerave, janë përdorur edhe dy incizime, njëri i publikuar nga RTK dhe tjetri nga Radio Televizioni i Serbisë”, tha ai.
Ata kanë bërë të ditur se hetimet për rastin “Reçaku II” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina