Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se njerëzit e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan”.
Ai është shprehur i ashpër me Kurtin, duke pyetur “kush është ky njeri?”.
“Më 21 nëntor 2018, si Kryeministër i Qeverisë Haradinaj, vendosa taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.
Më 1 prill 2020, Albin Kurti e hoqi taksën dhe e hapi tregun për mallrat serbe.
Më 20 dhjetor 2017, nënshkrova projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia.
Në vitin 2020, Albin Kurti e anuloi këtë projekt, duke i hapur derën importit të rrymës nga mafia energjetike e kontrolluar nga Serbia.
Në vitet 2021–2022, Kurti refuzoi edhe projektin amerikan të gazit”, shkruan Haradinaj.
Tutje, Haradinaj thotë “më 14 qershor 2026, mediat raportojnë për dhjetëra kamionë me mallra nga Serbia që presin të hyjnë në Kosovë. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të kaluar, Kosova importoi energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro”.
“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan.
Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.
Çka don ky njeri nga Kosova?”, thotë Haradinaj.



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina
Lajme
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
Në Qendrën e Numërimit dhe
Aktuale
Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Pesë persona janë arrestuar në