Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë. Vetëm në këtë numërim ajo ka marrë më shumë se 69 për qind.
Është ulësja e tretë që i shtohet Vetëvendosjes nga numërimi i deritashëm i votave nga diaspora. Në votën preliminare, brenda vendvotimeve në Kosovë ajo siguroi 48 ulëse.
E përderisa në dy ulëset e kaluara ajo zvogëloi mandatet e Partisë Demokratike të Kosovës (23) dhe Lidhjes Demokratike (19), tani një ulëse e ka humbur Aleanca që ka rënë në 7 nga tetë sa kishte nga projektimi i mëhershëm.
Matematikisht, po që se vazhdon trendi aktual në votat e mbetura, VV-ja mund të mbërrijë të paktën edhe një ulëse më shumë në Kuvend.
Në rezultatet e përgjithshme, VV-ja ka 44.6 për qind. PDK-ja është e dyta me 20.5, LDK-ja e treta me 17.26 e AAK-ja pak nën 7 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora. Deri tash janë procesuar të dhënat e rreth 11 mijë votave.
Në zgjedhjet e së dielës votuan rreth 725 mijë qytetarë, ndërkaq mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendi kanë votuar ose në përfaqësi diplomatike, ose nëpërmjet postës



Të tjera
Aktuale
Rasti “Reçaku II”: Pamje nga aksioni që çoi në arrestimin e pesë personave për krime lufte
Janë publikuar pamjet e aksionit
Aktuale
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan
Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj,
Aktuale
Detaje për marrëveshjen e shumëpritur ShBA -Iran që pritet të nënshkruhet sot
Presidenti amerikan Donald Trump ka