Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka përkujtuar të premten 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada riafirmon angazhimin e tyre të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.
“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, kanë shkruar në rrjetin social në Facebook



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i