Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues të vendit, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës gjatë vitit 2022.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se për rreth një muaj në komunat veriore kanë vepruar në bashkëkryerje, duke përdorur forcë dhe dhunë me qëllim pengimin e rendit kushtetues dhe ushtrimit të autoritetit shtetëror.
Rasti lidhet me vendosjen e barrikadave në veri të vendit, ku të akuzuarit, sipas Prokurorisë, kanë penguar kryerjen e detyrave zyrtare dhe lëvizjen e lirë në këto komuna.
“Sipas aktakuzës, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera. Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, ndaj të pandehurve M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet, pasi ata deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes.



Të tjera
Lajme
Vala e shtrenjtimit nuk ndalet: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6.8%
Gjatë majit 2026 çmimet në Kosovë
Lajme
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar
Aktuale
Bugaqku: Nga 6 gusht deri me 6 tetor, duhet të kemi të gjitha institucionet
Bazuar në afatet kushtetuese për krijim