Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Azemi ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve
“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.



Të tjera
Aktuale
Bugaqku: Nga 6 gusht deri me 6 tetor, duhet të kemi të gjitha institucionet
Bazuar në afatet kushtetuese për krijim
Aktuale
Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim
Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë
Lajme
Numërohen mbi 60% e votave, kaq vota kanë marrë kandidatët e PSD-së
Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë