Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave në nivel vendi, duke e finalizuar atë në 100 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind të votave, përkatësisht 299,152 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.12 për qind ose 147,220 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.58 për qind, përkatësisht 122,575 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.16 për qind, ose 49,917 vota.
Pas përfundimit të kësaj faze, pritet që të nisë procesi i numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), i cili do të sjellë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar
Lajme
Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka
Aktuale
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme