9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje.
Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit.
Deri më tash në rezultate preliminare Vetëvendosja ka humbur 7 pikë të përqindjes së rezultatit zgjedhor krahasuar me 28 dhjetorin.
43.04% është rezultati aktual zgjedhor i Vetëvendosjes në rezultatin preliminar.
Partia Demokratike e Kosovës shënon 21.22%, ç’gjë, përkthyer në mandate, ia shton 2 deputetë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron në 17.6%, ç’gjë, i jep 5 mandate shtesë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në 7,1%, dhe shënon 8 mandate.




Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar
Lajme
Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka
Aktuale
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme