Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, shkrimtarë, piktorë dhe përfaqësues të komunitetit kulturor në Prishtinë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Abdixhiku bëri të ditur se bashkëbisedimi u zhvillua në ambientet e Soma Book Station, ku u diskutua për artin, letërsinë, skenën kulturore, librin, trashëgiminë kulturore dhe rolin e kulturës në identitetin e vendit.
Ai theksoi se kultura zë një vend të rëndësishëm në programin e LDK-së, duke përmendur disa projekte që, sipas tij, janë pjesë e 113 zotimeve të partisë.
Mes tyre, Abdixhiku përmendi ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrit të ri Kombëtar, Muzeut të Paqes dhe Rezistencës, Muzeut të Artit Bashkëkohor si dhe Qendrës së Librit.
“Në 113 zotimet tona, kulturës i kemi dhënë vend të veçantë: ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrin e ri Kombëtar, Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Qendrën e Librit. Shteti ndërtohet me identitet, kujtesë e krijimtari. Me artistët, shkrimtarët, piktorët e njerëzit e kulturës që i japin shpirt shoqërisë sonë. Prandaj, arti e kultura nuk do të jenë në margjina, por pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës”, shkruan ai.



Të tjera
Lajme
Vdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
“Fluturojnë” çmimet e pronave të banimit në Prishtinë
Çmimet e pronave të banimit në
Lajme
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Ksamili është përfshirë sot nga një