Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani-Myrtaj.
Në këtë takim Hargreaves thotë se kanë diskutuar për fushatën zgjedhore, në veçanti për shpresën që të refuzohet gjuha e urrejtjes.
Hargreaves ka thënë përmes një postimi në Facebook se janë pajtuar edhe që Kosovës i nevojitet menjëherë pas zgjedhjeve, zgjedhja e një presidenti.
Sot takova Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, veçanërisht për shpresën tonë që të gjitha partitë të tregojnë respekt dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.



Të tjera
Aktuale
Osmani: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen
Në një tubim të madh të
Aktuale
Abdixhiku zotohet nga Rahoveci: 1000 euro pagë për mësuesit
LDK do të ngrisë dinjitetin e
Lajme
A është kjo historia më romantike e kësaj fushate zgjedhore?
Kandidati i LDK-së me numër 105,