Një lojtar i Manchester United raportohet se po pret për shkarkimin e Erik Ten Hag para se të vendosë të ardhmen e tij tek klubi.
‘Djajtë e Kuq’ iu nënshtruan një tjetër fillimi të vështirë të sezonit nën urdhrat e Ten Hag, teksa momentalisht renditen në pozitën e 11-të në tabelën e Ligës Premier.
Sidoqoftë, ata ia dolën që t’i japin fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore, pasi mposhtën me rezultat 2-1 Brentfordin në shtëpi të shtunën.
Pas kësaj fitore, presioni mbi supet e teknikut holandez është lehtësuar paksa, por e ardhmja e tij afatgjatë mbetet në dyshim.
Është raportuar po ashtu se njëri prej lojtarëve të Unitedit po pret që Ten Hag të shkarkohet nga klubi para se të vendosë të ardhmen e tij.
Siç ka bërë me dije Football Insider, Harry Maguire po pret për të marr vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij.
“Mbrojtësi është i etur që të vlerësojë nëse do të ketë një rol më të madh nën urdhrat e një trajneri të ri pas largimit të Ten Hag”.
“31-vjeçari pritet t’i shkojë deri në fund kontratës së tij aktuale në ‘Old Trafford’ që skadon në fund të sezonit, por siç qëndrojnë gjërat nuk ka pasur bisedime për një marrëveshje të re”.
“Me Ten Hag që raportohet se po kërkon largimin e mbrojtësit, ka mundësi që trajneri të largohet para se të marr këtë vendim”, thuhej në raport.
Të tjera
Aktuale
KQZ vendos për rinumërimin e 16 kutive të votimit nga komuna të ndryshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka
Showbiz
Vildane Zeneli “djeg” Instagramin me fotot e fundit nga pushimet
Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli,
Showbiz
BBVK 4 po vjen së shpejti, publikohen pak pamjet brenda shtëpisë
Big Brother VIP Kosova 4 po