Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga një takim me gratë e Degës së Pestë të LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e përshkroi atmosferën e takimit si të ngrohtë dhe miqësore.
“Mëngjeset e bukura s’kanë nevojë për shumë planifikim: kafe, shoqe të mira dhe buzëqeshje”, ka shkruar ajo krahas fotografive të publikuara.
Osmani bëri të ditur se e pret një ditë me aktivitete të shumta, duke paralajmëruar takime me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Ajo gjithashtu njoftoi se në mbrëmje do të ndjekë finalen e Ligës së Kampionëve së bashku me qytetarët në Pejë.
“Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara. Mezi po presim t’i takojmë qytetarët tanë anë e mbanë Kosovës”, ka deklaruar Osmani.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku në Forumin e Gruas së LDK’së: 38 kandidatet për deputete i japin partisë energji
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Osmanu publikon pamjet nga takimet e djeshme në Kaçanik, Shtime, Fushë Kosovë e Hajvali
Kandidatja për presidente e LDK’së, Vjosa
Aktuale
Osmani takohet me gratë e LDK-së, i quan “shoqe të mira”
Kandidatja e Lidhjes Demokratike