Fluturimet janë ndaluar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të shtunën në mëngjes pas dyshimeve për një dron të dyshimtë, raporton Reuters.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Aeroporti i Munihut u ndal plotësisht, pa asnjë fluturim në gjendje të operonte pas raportimeve për një dron të dyshimtë.
Një numër i madh zyrtarësh policorë kanë dalë në vendngjarje, dhe nuk dihet se sa do të mbesin të pezulluara fluturimet.
Një zëdhënës i Policisë ka thënë se dy pilotë kishin raportuar se kanë parë një dron.
“Në koordinim me kontrollin e trafikut ajror, autoritetet e sigurisë vendosën të mbyllnin pistat”, tha ai.
Aeroporti ishte mbyllur dy herë brenda 24 orësh në tetor për shkak të dyshimeve për dronë.



Të tjera
Aktuale
Osmani takohet me gratë e LDK-së, i quan “shoqe të mira”
Kandidatja e Lidhjes Demokratike
Aktuale
Hamza prezanton zotimin e dytë qeverisës
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i
Ekskluzive Lajme
“Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi…”, Vasfije Krasniqi-Goodman publikoi shtëpinë ku u dhunua
E mbijetuara e dhunës