Vjosa Osmani: Asamblistët e LDK’së janë ura e komunikimit mes popullit e institucioneve dhe zëri i çështjeve që prekin jetën tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar asamblistët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se, këta të fundit, janë ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve, dhe zëri i drejtpërdrejtë i çështjeve që prekin jetën tonë të përditshme.

Osmani, ka deklaruar edhe se, me ta, lidhja me qytetarin forcohet dhe rruga ‘’jonë bëhet më e qartë’’.

Postimi:

Asambleistët e LDK-së anembanë Kosovës janë përfaqësuesit më të afërt të qytetarëve në çdo komunë, ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve, dhe zëri i drejtpërdrejtë i çështjeve që prekin jetën tonë të përditshme.

Ata janë forca jonë në terren, këshilltarët më të besueshëm për nivelin qendror dhe bartësit e shqetësimeve reale të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në veprim politik e institucional.

Me ta, lidhja me qytetarin forcohet dhe rruga jonë bëhet më e qartë. Prandaj i falenderoj nga zemra për punën e tyre të palodhshme për ta rikthyer besimin qytetar te LDK-ja.

Bashkë, drejt fitores. ✌️

 

Të tjera

Showbiz

Heidi ‘çmend’ rrjetin me fustanin veror të kuq

Heidi Baci, ish-banore e Big Brother

Aktuale

Abdixhiku me zotim nga tubimi në Kaçanik: 200 euro për të porsalindurit

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga

Uncategorized

Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë

Paneli i Gjykatës së Apelit (Speciales)