Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun Kosvoë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce.

 

 

Teme kryesore e takimit thuhet se ka qenë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton IndeksOnline.

Përmes një postimi publik, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në procesin e dialogut, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në funksion të avancimit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe qëllimin tonë të përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit”, thuhet në postim.

 

 

Takimi vjen në një periudhë kur ndërkombëtarët po intensifikojnë përpjekjet për vazhdimin e procesit të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. /IndeksOnline/

Të tjera

Lajme

Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun

Lajme

Nis fushata e VV-së në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën