Pesë pesona janë lënduar dhe njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë si pasojë e një akisdenti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i tha Gazetës Express se në aksident u përfshinë dy vetura.
“Ju njoftoj se sot m 25.05.2026, rreth orës 15:50 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në rrugën Gjilan-Kamenicë, në dalje të fshatit Kemtoc, Komuna e Gjilanit. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona kanë marrë lëndime trupore, të cilet me Ndihmën e Shpejtë janë derguar në Emergjencen e spitalit Rajonal në Gjilan, ku më pas njëri prej tyre është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër të tjerët janë liruar”, tha ai në një përgjigje me shkrim.
Hashani tha se Policia “po i heton shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident”.



Të tjera
Aktuale
Fatmir Limaj bën lëvizjen që mund të ndryshojë garën
Fatmir Limaj, dikur njëri nga figurat
Lajme
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë
Pesë pesona janë lënduar dhe njëri
Aktuale
LDK njofton për tubim të madh elektoral të enjten
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar