Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, njoftohet se Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe rëndësinë e një procesi demokratik, të lirë dhe të rregullt zgjedhor.
“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktivitetet intensive që po zhvillohen anembanë Kosovës, si dhe për entuziazmin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po e përcjellin këtë proces zgjedhor në çdo qytet e komunë të vendit. Ai prezantoi gjithashtu prioritetet dhe programin qeverisës të LDK-së për këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku thuhet se i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset më të rëndësishme shtetformuese, demokratike dhe euroatlantike.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves u kërkon kompromis partive për Presidentin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Lajme
Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
Interesi i madh i kosovarëve që
Aktuale
Abdixhiku pret ambasadorin britanik Hargreaves
Kryetari i Lidhja Demokratike e