Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Merdarë, shmangie mbi 4 mijë euro detyrime

 

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të mosdeklarimit dhe deklarimit të pasaktë të mallrave në pikën kufitare të Merdarë.

Sipas autoriteteve doganore, gjatë kontrollit të një dërgese importi janë konstatuar mospërputhje mes dokumentacionit doganor dhe gjendjes reale të ngarkesës. Në mesin e mallrave të padeklaruara janë gjetur pajisje elektronike, vegla pune dhe produkte të ndryshme elektrike shtëpiake.

Dogana ka bërë të ditur se vlera e mallrave të padeklaruara arrin mbi 16 mijë euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore dhe tatimore vlerësohet në rreth 4,880 euro.

Pas zbulimit të shkeljeve, ndaj subjektit importues është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

Autoritetet kanë ritheksuar se kontrollet në pikat kufitare do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe garantimin e zbatimit të ligjit në procedurat e importit.

Të tjera