Sherbimi Korrektues i Kosoves njofton se dje rreth orës 15:30 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast i tentim futjes së kontrabandës brenda institucionit korrektues.
Bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit.
Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.
Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin.



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike