Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:40.
“Sot kemi pranuar informatën se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, te një objekt, një person kishte rënë nga kulmi (pullazi) dhe kishte pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, i lënduari fillimisht është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Lidhur me rastin, Veseli ka thënë se hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e rrethanave të incidentit, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha Veseli.



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike