Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës është zhvilluar sot në Prizren, ku cak i kontrollit kanë qenë disa argjendari, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Gazeta Sinjali, aksioni është realizuar në kuadër të verifikimeve për veprimtarinë tregtare dhe dokumentacionin përkatës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë operacionit janë bastisur argjendaria “Gazmendi”, argjendaria “Te Zefi” në dy lokale të ndryshme, si dhe argjendaria “Nushi”.
Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo mall të sekuestruar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të aksionit.



Të tjera
Aktuale
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me