Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Shqipe Mjekiqi i është bashkuar ekipit të tij si këshilltare për politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se Mjekiqi do të kontribuojë me ekspertizën e saj në çështjet që lidhen me politikën e jashtme dhe proceset integruese të Kosovës.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar ai.

Kurti ka dhënë edhe detaje për përgatitjen akademike të Mjekiqit.

“Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Të tjera

Aktuale

Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka

Uncategorized

Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim