Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Ai këto deklarata i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar të martën me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Hargreaves ka vlerësuar rolin e Haradinajt në jetën politike të Kosovës.
“Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë viteve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit. Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një Presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka thënë diplomati britanik.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të