Dogana zbulon mbi 10 mijë euro e dinarë serbë të padeklaruara në Jarinje

Dogana e Kosovës ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë fillimisht e kanë pyetur personin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast përgjigjja ka qenë negative.

“Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur personin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast përgjigjja ka qenë negative”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10,173.60 euro, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative. Po ashtu, për rastin është njoftuar hetuesia e doganës përmes së cilës është informuar edhe Prokurori i shtetit, ndërsa shuma tjetër e mjeteve mbetet e ndaluar deri në përfundimin e hetimeve.

Të tjera