Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë për misionin e KFOR-it

Kroacia ka dërguar një kontingjent prej 133 ushtarësh në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR.

Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të 45-të kroat u mbajt në kazermën “Kolonel Predrag Matanović” në Petrinja, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes së Kroacisë.

Sipas autoriteteve kroate, pjesëtarët e këtij kontingjenti do të angazhohen në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.

Zyrtarët kroatë theksuan se pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e ushtrisë së tyre, ndërsa u urua që kontingjenti të kryejë me sukses detyrat dhe të kthehet i sigurt në vend.

Të tjera

Showbiz

Alba ‘djeg’ Instagramin, ekspozon trupin si ‘peshk’

  Alba Vukaj është një ndër

Showbiz

Elijona po duket mahnitëse në paraqitjen e fundit

Shpërndaje  Elijona Binakaj vazhdon të jetë

Aktuale

Kica-Xhelili: Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza

Doarsa Kica-Xhelili, e ftuar në Pressing