Abdixhiku: Tri shtyllat kryesore për të cilat qëndrojmë janë shtetësia, integrimi dhe zhvillimi i madh

“Na duhet një ambicie e shkëlqyeshme, një ambicie që i jep Kosovës tri gjëra bazike”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku gjatë serisë së “hajde folim” në qytetin e Lipjanit.

Në një video të postuar në rrjetin e tij social, Abdixhiku dëgjohet duke thënë se tri shtyllat për të cilat qëndron LDK janë shtetësia, integrimi dhe zhvillimi i paparë.

“E para investime kapitale që Republika e Kosovës s’i ka parë asnjëherë më parë në historinë e vet. Shtylla e tretë që për nga rëndësia është e para, të jemi të integruar në komunitetin euroatlantik dhe besoj që këtë punë presidentja Osmani e bën me mjeshtri të jashtëzakonshme. Aty ku Kosova e ka vendin e vet identitar në mënyrë që hapat tonë të mëdhenj të kenë kuptim”, deklaroi i pari i LDK-së.

Të tjera

Lajme

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem

Lajme

Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim e 2000 euro gjobë për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit