Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kritikuar mbrëmë në një intervistë kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke thënë, se ka mbi 20 vjet në krye të sindikatës dhe se koha e ka tejkaluar udhëheqjen aktuale.
Sipas Kurtit, ndër vite kanë ndryshuar sistemi arsimor, prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit, derisa SBASHK-u ka mbetur pa reforma në udhëheqje.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Kurti duke e akuzuar Qeverinë për qasje të gabuar dhe armiqësore ndaj sindikatës së arsimit.
Jasharaj tha për “Front Online” se pretendimet e Kurtit se “koha e ka shkelur” nuk qëndrojnë.
“Qeveria Kurti dhe vetë Kurti kanë pas qasje të gabuar dhe armiqësore ndaj SBASHK-ut, deklarimet e tij se koha më ka shkelur nuk qëndron se unë në këtë post nuk kam ardhur vetvetiu, por i votuar nga pjesa dërmuese e punëtorëve të arsimit. Kurti e tregoj edhe njëherë luftën që e ka pasur ndaj Sindikatës”, deklaroi Jasharaj.
Ai shtoi se inati i Kurtit ndaj tij është bërë personale, pasi sipas Jasharajt, kryeministri ka pritur që ai të ndryshojë qëndrimet e SBASHK-ut.
“Kjo çështja e Kurtit është personale me mua sepse ai ka pritur që unë t’i ndryshoj qëndrimet dhe do t’ua kthej qëndrimet që i ka anëtarësia unë do të veprojë sipas zërit të tyre gjithë, i ka mbet syri te SBASHK-u se ka kujtuar që do të nënshtrohemi ndaj tij”, u shpreh Jasharaj.



Të tjera
Lajme
Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem
Lajme
Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim e 2000 euro gjobë për spiunazh
Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit
Aktuale
Abdixhiku: Tri shtyllat kryesore për të cilat qëndrojmë janë shtetësia, integrimi dhe zhvillimi i madh
“Na duhet një ambicie e shkëlqyeshme,