Pamje e rrallë, kështu dukej Gjyste Vulaj në vitin 2001

“RTV Klan” ka zgjedhur t’i kthejë ndjekësit e tyre pas në kohë përmes postimeve që ngjallin kujtime. Së fundmi, ata kanë ndarë një video të rrallë të këngëtares mjaft të dashur për publikun shqiptar, Gjyste Vulaj.

Bëhet fjalë për një performancë të sajën nga viti i largët 2001, gjatë pjesëmarrjes në eventin e njohur muzikor “Maratona e Këngës”.

Si gjithmonë, Gjystja ka spikatur me praninë e saj në skenë, por ajo që bie në sy dhe theksohet në postim është stili i saj i veçantë.

Me një veshje që për atë kohë ishte mjaft e guximshme, ajo dëshmon se ka qenë gjithmonë e veçantë në zgjedhjet e saj. Këto pamje kanë ngjallur menjëherë nostalgji te fansat e muzikës ndër vite.

Gjyste Vulaj është identifikuar gjithmonë jo vetëm për hitet e saj që ndezin atmosferën, por edhe për paraqitjet skenike unike dhe elegancën, duke mbetur një nga ikonat më origjinale të showbiz-it tonë.

Të tjera

Shëndetësi

Profesionet më të rrezikuara nga astma

Sipas “American Thoracic Society”, rreth 15

Shëndetësi

Pse foshnjat kanë gërçe në bark dhe si mund t’i lehtësoni?

Gërçet në bark janë shumë të