Argjentina mundi Bolivinë me rezultat 6:0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në një ndeshje u Leo Messi shkëlqeu duke u përfshirë në pesë gola.
Messi shënoi hat-trikun e tij të dhjetë me fanellën e kombëtares në ndeshjen e luajtur në stadiumin Monumental të Buenos Aires.
Anëtari i Inter Miami hapi serinë e golave në minutën e 19-të, pas një asistimi nga Lautaro Martinez, derisa het-trikun e kompletoi me dy gola në fund të ndeshjes duke realizuar në minutat 84 dhe 86-të.
Me këta tre gola e dy asistime, Messi tani ai ka 112 gola dhe 60 asistime, ndërsa për Argjentinën mbrëmë shënuan përveç tij Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Thiago Almada.
“Është shumë bukur të vish këtu dhe të ndjesh dashurinë e njerëzve. Kjo është ajo që më shtyn. Pavarësisht moshës, ndihem fëmijë dhe rehat në këtë ekip. Për sa kohë që ndihem kështu dhe luaj në nivelin që dua. Unë do të vazhdoj ta shijoj atë”, tha Messi.



Të tjera
Aktuale
Mbi 93% të votave të numëruara – Këto janë gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe